Film

Çmimet SAG dominohen nga koreanët e ‘Everything Everywhere All At Once’


Që prej fitores madhështore që Bong Jun Ho dhe filmi i tij “Parasite” korrën në çmimet Oscar, kultura koreano-jugore e ka shtrirë suksesin edhe më gjerë, në rang kinematografik.

Aq sa, çmimet e njohura Screen Actors Guild, njohur shkurtimisht si SAG, janë dominuar krejtësisht nga kasti i filmit “Everything Everywhere All At Once”, i cili ka qenë pa diskutim një ndër fenomenet kinematografike më të vlerësuara dhe diskutuara në vitin 2022.

Michelle Yeoh, aktorja e njohur koreano-jugore, e rrëmbeu trofeun e aktores më të mirë protagoniste, duke mposhtur një rivale tepër dinjitoze, siç është aktorja me famë botërore, Cate Blanchett.

“Isha e vlerësuar në këtë kategori, përballë disa titanëve të vërteta në aktrim”, tha ajo gjatë fjalës së saj, tejet e emocionuar, duke ia kushtuar çmimin të gjithë vajzave, të cilat ëndërr e kanë aktrimin.

Nga ana tjetër, një aktor veteran në të njëjtin film, 94-vjeçari James Hong, tha se kinemaja aziatike ka provuar tashmë se mund të jetë e suksesshme edhe në fitimet e sjella nga ekrani i madh.

Gjithashtu, ai hodhi edhe batuta mbi moshën e tij, duke i garantuar dashamirësve se do të kthehej sërish kur të mbushte 100 vjeç.

Nga radhët e aktorëve amerikanë, ishte Brendan Fraser, ai i cili e mbajti lart pishtarin e fitores, duke rrëmbyer çmimin e aktorit më të mirë, për rolin e tij në “The Whale”.

Ky ishte i vetmi trofe i shpërndarë për aktorët, i cili nuk shkoi për kastin e “Everything Everywhere All At Once”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore