Lajme

Çmimet globale të grurit janë rritur në nivelin më të lartë në dy muaj


Çmimet e grurit janë rritur me 60% këtë vit, të nxitura pjesërisht nga rënia e eksporteve të grurit nga Ukraina.

Kjo e fundit është eksportuesja e gjashtë më e madhe e grurit, por lufta ka ndikuar në të korrat, me parashikimin e prodhimit të drithit të paktën një të tretën më të ulët këtë vit.

Ndërsa India, prodhuesi i dytë më i madh i grurit në botë, njoftoi ndalimin të premten në një përpjekje për të kontrolluar rritjen e çmimeve të brendshme, pasi një valë të nxehti preku të korrat lokale.

Ishte një njoftim në gazetën e qeverisë nga drejtoria e tregtisë së jashtme se një rritje e çmimeve globale të grurit po kërcënonte sigurinë ushqimore të Indisë dhe vendeve fqinje dhe të cenueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore