Tregjet

Çmimet e ulëta të energjisë elektrike në Norvegji favorizojnë prodhimin e Bitcoin-it


Rajoni nordik është kthyer në një vend fitimprurës për prodhimin e kriptomonedhave, falë një rënieje në çmimet e energjisë elektrike.

Rreshjet e shumta kanë rritur prodhimin e energjisë elektrike, duke i kthyer Suedinë dhe Norvegjinë në disa nga vendet me çmimet më të ulëta të energjisë në botë.

Kriptomonedhat prodhohen në stacione të mëdha kompjuterike që përpunojnë algoritme komplekse.

Kjo e bën energjinë elektrike një nga inputet kryesore, me operacione që ndonjëherë konsumojnë aq shumë energji sa ajo e përdorur nga 70 mijë familje.

Norvegjia kishte çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për përdoruesit industrialë vitin e kaluar, nga 30 vendet anëtare në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë.

Energjia elektrike në rajonin nordik është pothuajse pa karbon, e përbërë kryesisht nga energjia hidrike, bërthamore dhe energjia e erës.

Kostoja e energjisë është e një rëndësie të madhe për prodhuesit e kriptomonedhave.

Njoftimi për investime prej 35 milionë dollarësh nga kompania holandeze Bitfury Holding BV për të zgjeruar më tej investimin aktual në Norvegji, mund të shënojë fillimin e një trendi të ri për rajonin në fushën e kriptomonedhave./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore