Lajme

Çmimet e naftës janë të qëndrueshme ndërsa tregu pret vendimet e Fed-it dhe OPEC-ut


Çmimet e naftës ishin përgjithësisht të qëndrueshme pasi tregu po shikon drejt një takimi të OPEC-ut dhe aleatëve të tij, si dhe një vendim për normën e Rezervës Federale dhe të dhënat e qeverisë amerikane për rezervat e naftës së papërpunuar dhe karburantit të mërkurën.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Kontratat e “së ardhmes” së naftës Brent ranë 11 cent, ose 0.1 për qind, në 85.35 dollarë për fuçi.

Furnizimet e naftës së papërpunuar të SHBA-ve, West Texas Intermediate (WTI) u rritën me 8 cent, ose 0.1 për qind, në 78.95 dollarë për fuçi.

Në financë, një kontratë e “së ardhmes” është një kontratë ligjore e standardizuar për të blerë ose shitur diçka me një çmim të paracaktuar për dorëzim në një kohë të caktuar në të ardhmen, midis palëve që nuk njihen ende për njëra-tjetrën.

Pritjet e zbutura të rritjes së normës së SHBA-ve ndihmuan në uljen e indeksit të dollarit, i cili mbështeti çmimet e naftës pasi një monedhë më e dobët e dollarit e bën mallin më të lirë për blerësit që mbajnë monedha të tjera, sipas Stephen Brennock, analist në PVM.

Të gjithë sytë do të jenë te një takim i ministrave kryesorë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve, përfshirë Rusinë, të njohur si OPEC+, ku prodhuesit pritet të qëndrojnë me objektivat e prodhimit të rënë dakord në nëntor.

Prodhimi i naftës i OPEC-ut ra në janar, pasi eksportet irakiane ranë dhe prodhimi i Nigerisë nuk u rikuperua, me 10 anëtarët e OPEC-ut që pomponin 920 mijë fuçi në ditë (bpd) nën vëllimet e tyre të synuara sipas marrëveshjes OPEC +, zbuloi një studim i Reuters.

Mungesa ishte më e madhe se deficiti prej 780 mijë bpd në dhjetor.

Më vete, të dhënat nga grupi i industrisë i Institutit Amerikan të Naftës treguan se rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA u rritën me rreth 6.3 milionë fuçi, më shumë se sa pritej, në javën e mbyllur më 27 janar, sipas burimeve të tregut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore