Tregjet

Çmimet e naftës bien pas rritjes së rasteve të coronavirus-it në Kinë


Çmimet e naftës ranë të hënën pas rritjes së rasteve të coronavirus-it në Kinë.

Nafta pësoi rënie me 1.2% në çmimin prej 55.34 dollarëve për fuçi.

Kjo rënie vjen pas çmimit  prej 56.39 dollarëve për fuçi, niveli më i lartë i çmimit që nga shkurti në 2020.

Kina ka pasur rritjen më të madhe ditore të personave të infektuar në më shumë se pesë muaj.

Numri i personave të infektuar u rrit në Hebei, zonë e rëndësishme afër Pekinit.

Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës dhe epiqendra e shpërthimit të ri është në bllokim.

Autoritetet kineze kërkojnë të ndalojnë përhapjen e pandemisë duke mos lejuar largimin e njerëzve dhe automjeteve nga territori.

Pjesa më e madhe e Evropës ka marrë gjithashtu masa strikte kufizuese në lidhje me krizën e pandemisë.

Rënia e çmimeve të naftës u ndikua nga prezantimi i vizionit të ri ekonomik të Arabisë Saudite në lidhje me ekonominë e gjelbër.

Vendimi për rritjen e çmimeve të naftës për shitjet në Azi nga Iraku ndikoi gjithashtu në rënien e çmimeve të naftës./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore