Çmimet e naftës ranë të hënën pas rritjes së rasteve të coronavirus-it në Kinë.
Nafta pësoi rënie me 1.2% në çmimin prej 55.34 dollarëve për fuçi.
Kjo rënie vjen pas çmimit prej 56.39 dollarëve për fuçi, niveli më i lartë i çmimit që nga shkurti në 2020.
Kina ka pasur rritjen më të madhe ditore të personave të infektuar në më shumë se pesë muaj.
Numri i personave të infektuar u rrit në Hebei, zonë e rëndësishme afër Pekinit.
Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës dhe epiqendra e shpërthimit të ri është në bllokim.
Autoritetet kineze kërkojnë të ndalojnë përhapjen e pandemisë duke mos lejuar largimin e njerëzve dhe automjeteve nga territori.
Pjesa më e madhe e Evropës ka marrë gjithashtu masa strikte kufizuese në lidhje me krizën e pandemisë.
Rënia e çmimeve të naftës u ndikua nga prezantimi i vizionit të ri ekonomik të Arabisë Saudite në lidhje me ekonominë e gjelbër.
Vendimi për rritjen e çmimeve të naftës për shitjet në Azi nga Iraku ndikoi gjithashtu në rënien e çmimeve të naftës./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Spiropali takon Begajn: Bashkëpunimi mes institucioneve, thelbësor për integrimin e vendit
-
Gjykata e Lartë rrëzon sërish Belerin, nuk betohet dot si kryebashkiak
-
Trupa gjykuese në Arizona padit aleatët e Trump për skemën e rreme zgjedhore të vitit 2020
-
Raportimet e Albanian Post – PSD përuron “çeshmen e milionerëve” për nder të Liburn Aliut