Shqipëria

Çmimet e Importit: Mbi 10% rritje nga tremujori i parë i vitit 2021


Në tremujorin e parë të vitit 2022, indeksi i çmimeve të importit arriti 111,7 duke shënuar një rritje me 10,7 për qind, në krahasim me tremujorin e parë të vitit pararendës.

Kurse krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, indeksi shënoi një rritje me 6,1 për qind.

Kështu rezulton në një raport të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Ndryshimi vjetor

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” kanë shënuar rritje me 73,4 për qind.

Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më te madhe prej 91,4 për qind shënoi një rritje me 8,6 për qind.

Brenda këtij seksioni, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 27,1 për qind, pasuar nga aktivitetet “Metalurgjia” me 21,3 për qind.

Ndryshimet vjetore të IndeksittëÇmimeve të Importit sipas tremujorëve

Më tej “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 18,7 për qind, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 13,1 për qind, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 12,7 për qind, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 10,6 për qind.

Po ashtu “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 9,8 për qind rritje, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 9,1 për qind, “Prodhimi i pijeve me 8,2 për qind, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 7,0 për qind dhe “Prodhimi i mobiljeve” me 5,8 për qind.

Indeksi i Çmimeve të Importit

Ndryshimi tremujor

Në tremujorin e parë të këtij viti, indeksi i çmimeve të importit shënoi rritje me 6,1 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021.

Indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, me ndikimin më të madh, ndryshimi tremujor ka shënuar rritje me 5,9 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore