Shqipëria

Çmime të larta të apartamenteve në Tiranë sipas raportit të Nuembos


Sipas një raporti të publikuar nga Nuembo, portali më i madh në botë  që merret me te dhënat mbi  kostot e jetesës, e rendit Shqipërinë të tretën në Evropë në Indeksin e Çmimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2020.

Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë individët e një shteti për të blerë një shtëpi.

Shqipëria renditet e treta nga vendet më të papërballueshme të Evropës, me një indeks prej 14.8, çka nënkupton që një familjeje i duhen gati 15 vjet të ardhura për të blerë një shtëpi. Serbia e ka indeksin 17.9 dhe Republika Çeke 16.4 vite.

Ndërsa Kosova renditet më e lira në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria në krahasim me të ardhurat që marrin, krahasohet për nga çmimet e larta me vende si Beogradi, Ljubjana, Firence, Roma.

Shqiptarët mund të kursejnë vetëm 2 mijë euro në vit, ndërsa çmimet e apartamenteve në kryeqytet shpesh herë kalojnë këtë çmim për metër katror.

Sipas statistikave shpenzimet mujore të një familje në vend, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, veshmbathje, arsim, argëtim, banesë dhe shëndet, janë 75 mijë e 935 lekë (610 euro).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore