Sport

Çmenduria Ibrahimoviç: Çfarë po ndodh me Zlatan-in?


Milan-i është në krye të tabelës së Serisë A dhe po shijon sezonin më të mirë në dekadën e fundit. Zlatan Ibrahimoviç-i ka qenë gjithmonë një personalitet i madh, por ai duket më i zemëruar dhe më i tensionuar se kurr më parë, në fushë. Në secilën prej tre ndeshjeve të tij të fundit, Ibra ka thenë fjalë të ashpra për kundërshtarët e tij.

Lufta me Romelu Lukaku-n.

Një derbi i Milanos në çerekfinalet e Kupës së Italisë, gjithmonë do të ishte i tensionuar, por askush nuk mund t’i besonte skenave që u zhvilluan midis Ibrahimoviç-it dhe Lukaku-t. Ibrahimoviç-i e zemëroi belgun në një masë që nuk është parë kurrë më parë, duke i thënë “voodoo m**i” dhe gjithashtu i përmendi dhe të ëmën, Lukaku-t.

Kaq do të mjaftonte që Lukaku të shpërthente në ofendime për suedezin. Por, në fund do të ishte belgu që do të buzëqeshte, pasi shënoi nga penalltia, ekipi i tij fitoi dhe Ibra u largua me kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja.

Fjalët drejtuar Duvan Zapata-s.

Në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Serisë A, Duvan Zapata i Atalanta-s ishte subjekti i vëmendjes së Ibrës. VAR po shqyrtonte një penallti në favor të Milan-it, ndërko kolumbiani ka shkëmbyer disa fjalë me Ibrën.

“Ju nuk mund ta përfundoni një ndeshje pa penallti, a doni të 13-in tuaj”- tha Zapata, në drejtim të Ibrës.

Reagimi i gjigandit suedez ka qene aty për aty.

“Unë kam shënuar më shumë gola sesa ke luajtur ndeshje në të gjithë karrierën”- i tha Ibra Zapata-s.

Por, përsëri edhe këtë herë sulmuesi i Milan-it, doli i humbur nga ndeshja, pasi Atalanta fitoi me rezultatin 3-0.

Shënjestrimi i Diego Godin-it.

Para Atalanta-s, Milan-i u përballë në Sardenjë me Cagliari-n. Ibra shënoi dy gola, por pa mundur të shmangi tensionin në fushën e lojës, mes tij dhe Godin-it. Të dy shkuan kokë më kokë dhe Ibra kishte disa gjëra për t’i thënë uruguajanit.

Përplasja me Nedum Onuoha-n

Edhe në MLS, Ibra provokonte kundërshtarët. Në një ndeshje me Los Angeles Galaxy-n, kundër Real Salt Lake-ut, suedezi kishte shkëmbyer disa fjalë me Onuoha-n.

“Gjatë ndeshjes ai më kërcënoi. Ai tha se do të më lëndonte. Erdhi të kerkojë falje, por ky djalë që është fytyra e MLS. Është e papranueshme”- tha Onuoha.

Kapja e Simon Kjaer-it prej fyti.

Edhe pse tani është shok ekipi me Ibrahimoviç-in te Milan-i, ata më herët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Ibrahimoviç-i ishte te Manchester United-i dhe Kjaer-i te Fenerbahçe, në një ndeshje ku turqit fituan 2-1. Sulmuesi u revoltua dhe kapi mbrojtësin nga qafa, por ky i fundit nuk reagoi.

“Nuk u habita nga ajo që bëri ai. Futbolli është një lojë dhe unë nuk e marr shumë seriozisht atë që bëri ai. Unë nuk e dëgjova atë që tha ai, por e di që ai nuk është i lumtur. Ai është një lojtar që nxjerr gjoksin e tij, ai është shumë arrognat në fushë. Unë e di se si reagon”- ka thënë Kjaer pas ndeshjes.

Përshtatur për Marca nga AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore