Sport

Verstappen shpallet Kampion Bote në F1, falë parakalimit në xhiron e fundit


Gara e fundit për këtë vit kalendarik në Formula 1 u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë të diel të 12 dhjetorit.

Në pistën e “Yas Marina Circuit”, në Abu Dhabi triumfues doli piloti holandez, Max Verstappen, që fiton titullin e parë kampion në Formula 1.

24-vjeçari holandez përfaqëson skuadrën e Red Bull-it. Ai pati një garë të ngushtë me britanikun, Lewis Hamilton-in.

Sfida mes dy pilotëve ishte gati dramatike. Holandezi u nis i pari, por Hamilton-i e parakaloi në kthesat e para, duke e mënjanuar disi nga pista.

Vetëm pak xhiro nga fundi i garës, britaniku ishte “Kampion Bote”, pasi kishte fituar dhe shkëputjen e duhur nga Verstappen-i.

Por, aksidenti i Nicholas Latifi-t në xhirot e fundit i dha edhe një mundësi Verstappen-it.

Në xhirot e fundit dhe kthesat e fundit, Verstappen-i parakaloi Hamilton-in dhe morri titullin e shumëpritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore