Aplikacione

Kina bllokon aplikacionin Clubhouse


⏰16:55

Aplikacioni i bisedave audio, Clubhouse, u bllokua nga autoritetet kineze pas përfshirjes së një numri të konsiderueshëm njerëzish në bisedat online të pacensuruara lidhur me tema mbi të drejtat e njeriut dhe politikën.

⏰16:00

Clubhouse, aplikacioni privat i bisedave audio, po tërheq përdorues të rinj nga Kina kontinentale ku aplikacioni është ende i pacensuruar nga autoritetet pavarësisht diskutimeve lidhur me të drejtat, identitetin kombëtar dhe tema të tjera të ndjeshme të cilat trajtohen.

Agjensia e lajmeve, Reuters, ka mbikqyrur në mënyrë të drejtpërdrejtë disa nga bisedat e klubit të cilat ishin në gjuhën kineze dhe ishin të arritshme vetëm përmes ftesave nga anëtarët aktual.

“Mijëra përdorues dëgjonin diskutime të gjera në formë audio që mbulonin tema përfshirë kampet e paraburhimit Xinjiang, pavarësinë e Tajvanit dhe ligjin e sigurisë kombëtare të Hong Kong-ut”, shkruan Reuters.

Agjensia e lajmeve shton se gjatë viteve të fundit autoritetet kineze kanë shtuar masat për të kufizuar zgjerimin e aplikacioneve, faqeve të mediave sociale dhe mediave të tjera.

Për sa i përket aplikacionit Clubhouse, ai vazhdon të jetë i pacensuruar. Aplikacioni audio është i disponueshëm vetën për pajisjet iOS dhe i padisponueshëm në dyqanin e aplikavioneve të Apple-it në vende të caktuara. Sipas Reuters, këto pengesa janë me rëndësi për vështirësinë e përdorimit të tij të gjerë në Kinë.

Zgjidhja që i është dhënë problemit të vendndodhjes është modifikimi nga përdoruesit i vendndodhjes në dyqanin e tyre të aplikacioneve.

Nga ana tjetër, nuk dihen ende arsyet pse aplikacioni Clubhouse mbetet ende i pacensuruar nga autoritetet vendase.

Ndërkohë, Reuters shkruan se aplikacionet e mediave sociale perëndimore përfshirë Twitter-in, Facebook-un dhe YouTube-in, vazhdojnë të jenë të ndaluara në Kinë për të mos lejuar që përmbajtja e hedhur në to të minojë partinë komuniste në pushtet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore