Aplikacione

Clubhouse-i në kohë të mira


Clubhouse, aplikacioni i bisedave audio, ka dyfishuar numrin e shkarkimeve në më pak se dy javë.

Agjensia e lajmeve, BBC, shkruan se firma e analizës së shkarkimeve, App Annie, ka raportuar se nga data një deri në 16 shkurt, Clubhouse ka arritur që shkarkimet në rrafsh global të rriten nga 3.5 milionë në 8.1 milionë.

Aplikacioni Clubhouse e ka marrë këtë popullaritet nga paraqitja e disa profileve të larta të të famshmëve, mirëpo kjo ka pasur efekt në marrjen e kritikave ndaj firmës.

Një nga problemet që evidentuan ekspertët ishte fakti se edhe pse përdoruesit ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aplikacioni drejtohej përmes serverave kinezë.

BBC shton se një nga shqetësimet e tjera të ngritura për privatësinë ishte edhe mënyra se si aplikacioni kontrollon librat e kontraktorit të përdoruesve. Megjithatë, shqetësimet rezultuan të kenë shumë pak ndikim te përdoruesit.

“Rritja ka ndodhur pavarësisht nga kufizimet e modelit të Clubhouse-it që është në dispozicion vetëm për telefonat iPhone dhe secili përdorues është në gjendje të ftojë vetëm disa të tjerë”, sqaeon BBC.

Lidhur me raportin e firmës App Annie, 2.6 milionë e shkarkuesve të fundit rezultuan në SHBA gjithashtu, u vu re edhe një përhapje e gjerë në të gjithë botën.

Por, numri i shtuar i shkarkimeve nuk është domosdoshnërisht tregues i numrit të përdoruesve aktual. Në të vërtetë, Clubhouse-i mund të shkarkohet në dyqanin e aplikacioneve, Apple Store, pa pasur të nevojshme ftesën e një përdoruesi tjetër për ta përdorur.

Nga ana tjetër, Clubhouse është duke inkurajuar përdoruesit të shkarkojnë aplikacionin në mënyrë që të ftojnë përdorues të rinj të cilët do të kenë mundësi të rezervojnë emrin e tyre për të ardhmen.

Kjo pasi lufta për të zënë një emër të vërtetë dhe të shkurtër është gjëja kryesore për përdoruesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore