Përballje

Clippers shkatërrojnë Lakers dhe Hawks mposhtin GSW


Ndeshjet e së dielës në NBA ishin mjaftë interesante ku u luajt edhe derbi i Los Angelosit të cilën e fituan bindshëm Los Angeles Clippers.

Në mungesë të dy super yjeve të Los Angeles Lakers, LeBron James dhe Anthony Davis, Clippers deklasuan Lakers me rezultat 104:86.

Clippers dominuan që nga fillimi i ndeshjes ku deri në fund të pjesës së parë ata kishin një epërsi prej 17 pikëve.

Ish lojtari i Lakers, Rajon Rondo kishte bërë debutimin në ndeshjen kundër ish ekipit të tij, dhe kishte një performancë jo të keqe gjatë 13 minutave që luajti.

Më të dalluarit te ekipi i Clippers ishin Kawhi Leonard me 19 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, Marcus Morris me 22 pikë e 7 kërcime dhe Paul George me 16 pikë e 7 kërcime.

Ndërsa te Lakers më të mirët ishin Montrezl Harell me 19 pikë e 6 kërcime dhe Talen Horton- Tucker me 16 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=0LchK42d-Gk&ab_channel=MLGHighlights

Po ashtu ndeshja mes Golden State Warriors dhe Atlanta Hawks ishte e “zjarrtë” ku fituan këta të fundit me rezultat të ngushtë 117:111.

Stephen Curry pati një performancë fantastike, por ajo nuk ishte e mjaftueshme për të i siguruar fitoren GSW-së.

Më të mirët te Atlanta Hawks ishin Clint Capela me 24 pikë e 18 kërcime, Danilo Gallinari me 25 pikë e 10 kërcime dhe Lou Williams m 15 pikë.

Ndërsa te Warriors më të dalluarit ishin Stephen Curry me 37 pikë, Kelly Oubre Jr me 20 pikë e 11 kërcime dhe Andrew Wiggins me 16 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=S3XPe8kKtCQ&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore