Përballje

Clarisse Shields vs Marie-Eve Dicaire/ Shields në vigjilie të historisë


Claressa Shields është padyshim boksieria numër një në botë në kategorinë e peshave të mesme dhe ndër të tjëra, ajo ka mundësinë ta përforcojë emrin e saj duke fituar një tjetër titull botëror në një tjetër kategori kundër Marie-Eve Dicaire, thotë promotori i saj Dmitriy Salita.

“Claressa është luftëtarja më e mirë në botë jo vetëm sepse ka arritur skaje të cilat asnjë femër nuk i ka prekur, por edhe sepse ajo lufton për barazi meritokracie”, artikuloi Salita për Sky Sports.

Konkrektisht, amerikania 25 vjeçare ka shansin të unifikojë titujt e saj (WBA, WBO dhe WBC) një tjetër herë dhe të shpallet kampione e padiskutueshme nëse arrin të mundi kanadezen Marie-Eve Dicaire më 5 mars, e cila aktualisht mban titullin e IBF-së.

Nga ana tjetër, 34 vjeçarja Dicaire, njihet si boksieria numër dy e kategorisë së peshave të mesme nga revista “Ring” – për më tepër, rekordi i saj ja shton peshën e aftësive shpërthyese që ajo ka – me 17 fitore prej të cilave 17 me nokaut dhe zero humbje.

Clarisse Shields në të majtë dhe Marie-Eve Dicaire në anën e kundërt

Njëlloj si Dicaire, edhe Shields është e pamposhtur me 10 fitore por vetëm dy nokaute.

Tashme bëhet fjalë për kategorinë junior middleëeight por, fituesja e dy medaljeve ari në Olimpiadë Shileds, ka dominuar në dy mbi-kategori krahas junior middleëeight në të cilën po garon: middleëeight dhe super middleëeight dhe ka unifikuar të gjitha titujt në këto kategori.

“Përgjatë rrugëtimit të saj në boks, krahas dy medalje ari në Olimpiadë dhe nëntë tituj profesional, Claressa vazhdimisht ka konfirmuar faktin se është boksieria më e mirë në botë”, thotë Salita për Sky Sports.

“Claressa është nisur për një tjetër vend të parë, një tjetër titull të unifikuar. Diçka e tillë kurrë nuk është arritur në historinë e boksit. As nga meshkujt e as nga femrat”, deklaron Salita.

“Do të jeni dëshmitarë të një eventi që ndoshta vjen një herë në jetë, teksa në 5 mars Shields pret përballjen më të vështirë të karrierës së saj ”, përfundon Salita.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore