Stil

Ç’kodimi i stilit tё veshjes sё Mbretёreshёs sё Britanisё


Si monarkja me mbretërinë më të gjatë të Britanisë, Mbretëresha është gjithashtu pjesë e dashur dhe e qëndrueshme e jetës publike.

Imazhi i saj ёshtё sinonim i stabilitetit dhe traditës për popullin britanik.

Kur masat mblidhen dhe presin me kujdes për të vjedhur një vёshtrim të Madhërisë së saj, ngjyra e veshjes sё saj është më e rëndësishme nga ç’mund tё mendohet.

Duke qëndruar nё njё largёsi nga 8 deri 13 metra, nuancat e ndezura si e verdha, vjollca dhe jeshilja e identifikojnë atё mё lehtёsisht në turma të mëdha.

Veshjet e guximshme të Mbretëreshës janë aq të veçanta, duke u ruajtur kёshtu nё libra të tërë.

Në “Mbretëresha jonë e ylberit”, gazetari uellsian, Sali Hughes, tregon se Mbretёresha nuk dёshiron të veshë ngjyra të gjelbërta nё vende me bar dhe as ngjyra të mbyllura kundër tapicerive tё errёta”.

Kujdesi i tё Madhёrishmes për gamën e ngjyrave tё ndezura është një shenjë respekti për tё pranishmit.

Ёshtё çёshtje arti tё veshёsh njё nga gratё mё tё fotografuara nё histori.

Gjatë mbretërimit të saj 60-vjeçar, shumë pak personave u është besuar detyra e rrobaqepësit mbretëror.

Dizenjuesit britanikë, Norman Hartnell, Hardy Amies, Stewart Parvin dhe Angela Kelly të gjithë kanë ndihmuar në zhvillimin e stilit të saj, duke qëndruar larg trendeve që rrёzohen shpejt.

Kelly, këshilltarja dhe e besuara e ngushtё për gati tri dekada, ka krijuar një formulë, e cila ka bёrё qё 300 daljet vjetore të Mbretёreshёs tё godasin në shenjë.

Nga gjatёsia e duhur, te kapelat e denja, zakonet lokale tё veshjeve lokale, veshjet e Mbretëreshës nuk janë tё gjitha tё mirёmenduara.

“Roli ynë si stilistё është të sigurojmë që Lartmadhёria e saj të vishet në mënyrë të përshtatshme nё çdo rast”, shkruan Angela Kelly, në shkrimet e kujtimeve tё saj të miratuara nga monarkja nё vitin 2019. “Ana tjetër e medaljes”.

“Unë kërkoj pёr materiale tё lehta, madje ndez dhe një freskuese për të parë lёvizjet e saj në erë … Ndërsa ndriçimi ndryshon, efekti pasqyrohet te ngjyra dhe struktura e pëlhurës”.

“Kjo sigurisht kjo qё duhet të merret parasysh”.

Imazhi monokromatik i saj plotësohet me një gjerdan me perla me tre fije dhe një karficë antike prej ari ose argjendi. Një kuletë lustrafinё Launer, gjendet zakonisht midis bërrylit të saj.

Kёto aksesorë jo vetёm qё rrisin formalitetin e veshjeve, por gjithashtu zbulojnё dhe copёza historish personale.

Për shembull, Centrulen Rose Brooch, e pikturuar me dorë, u porosit nga Mbretëresha si një dhuratë për 100-vjetorin e lindjes sё Nënës Mbretëreshë.

Ajo e mbajti gjatë një transmetimi të Krishtlindjes njё vit pasi nёna e saj ndёrroi jetё.

Pёr ecjet nё pasditet e plogёshta, nё Balmoral Estate në Skoci, Mbretëresha del shpejt nga stili i saj i ngjyrave tё ndezura, pёr te veshjet me material prej stofi dhe leshi.

Veshja e saj “jashtë detyre” është po aq e rёndёsishme dhe shpesh paraqet klimёn e takimeve politike.

Në vitin 2016, kur Obama-t mbërritën në Kalanë Windsor për të takuar Madhërinë e saj për herë të tretë, Mbretëresha mbante veshur një shall mëndafshi, duke sinjalizuar familjaritetin dhe tonin informal.

Është marrë dhe përshtatur nga CNN për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore