Sport

City piketon pasardhësin e Aguero-s


Pavarësisht se Manchester City po vijonë serinë e fitoreve prej 20 ndeshjesh tashmë, Pep Guardiola nuk harron se skuadra e tij ka boshllëqe.

Në fundin e sezonit, City do të humbasë një nga yjet më të mëdhenj të viteve të fundit Sergio Aguero-n. Pep po synon transferimin e Alexandr Isak-ut nga Real Sociedad-i, për të mbuluar hapsirën që do të lërë largimi i argjentinasit.

Aguero është golashënuesi më i mirë në historinë e City-t, me 256 gola në 381 ndeshje, që nga koha e transferimit në 2011 nga Atletico Madrid-i.

Argjentinasi me vlerë rreth 35 milionë euro është i lidhur ngushtë me një transferim në Spanjë ose Itali. Skuadra pretendente për të nënshkruar me Aguero-n është Barcelona, por nuk mbeten pas as Juventus-i, Inter-i dhe PSG-ja.

Isak-u duket lojtari ideal për të zëvendësuar Aguero-n. 21-vjeçari po zhvillon një sezon pozitiv në Spanjë. Në La Liga numëron 16 paraqitje këtë sezon, ku ka realizuar 12 gola dhe dy asiste.

Megjithatë edhe Barcelona mbetet e interesuar për të marrë shërbimet e suedezit. Isak ka klauzolë lirimi me vlerë 70 milionë euro. Por, lojtari ka edhe një klauzolë 30 milionë eruo nësë Borussia Dortmund-i kërkon që ta rikthejë në ekip.

Strategjia e Guardiola-s është e qartë, raporton The Mirror. Aguero shkon te Barcelona, si një dëshirë e shprehur edhe më herët nga Lionel Messi, ndërkohë City-t i hapet rruga për te Isak. Dëshira e lojtarit pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij, me opsionet që i janë shfaqur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore