Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kërkuar nga ekzekutivi kosovar “më shumë përmbajtje e më pak simbolikë” sa i përket çështjes së hapjes së urës mbi lumin Ibër, duke thënë se vendit i nevojiten urat e bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimin Evropian (BE) dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
“Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE, NATO. Urat që na duhen janë ato që e fuqizojnë integritetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Urat që i kemi, i ecim e shetisim, sepse jemi bashkë me aleatët. Më shumë përmbajtje, e më pak simbolikë”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.
Ndryshe, reagimi i Çitaku ka ardhur pas inciativës së qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër, pavarësisht kundërshtimit të aleatëve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të mërkurën se “urat na bashkojnë” dhe rrjedhimisht, ura mbi lumin Ibër duhet të jetë simbol i normalizimit.
Plani i Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës, të cilin kryeministri Kurti e ka prezantuar javën e kaluar para përfaqësuesve diplomatikë të SHBA-së dhe BE-së, parasheh testimet për stabilitetin infrastrukturor, vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe rivitalizimin vizual të urës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vukoviç: Forcimi i shtetësisë së Kosovës tërboi nacionalistët në Serbi, prandaj u shpërdorua potenciali i normalizimit
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit