Lajme

Çitaku: Rusia synon rrënimin e rrëfimit për Kosovën


Vlora Çitaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Rusia ka synim të rrënojë rrëfimin për Kosovën, ka deklaruar Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së.

Çitaku tha se nëse rrënohet kjo atëherë do të vihet në pikëpyetje edhe themelet e shtetit tonë.

“Ne jemi produkt i rrëfimit”, ka vazhdua më tej Çitaku në T7.

“Epërsia që ka Kosova në raport me Serbinë është morale. Ne nuk jemi as më të mëdhenjtë në territor as me popullsie as si ekonomi. Pra ne kemi një epërsi morale. Rusia po synon që ta rrënojë duke e përdorur Kosovën këtë epërsi morale që në kemi, e që më pas do të mund të vinte në pikëpyetje vetë themelet dhe mënyrën e krijimit të shtetit tonë”.

Çitaku ka shtuar se për këtë, mjafton të lexohet vendimi i gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

“E tëra është e ndërtuar në rrëfimin tonë si komb, në vuajtjet që kemi pasur, në shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut. Pra është një rrëfim i gjatë. Pra nëse rrënohet ky rrëfim atëherë do të vihen në pikëpyetje gjithçka”, tha Çitaku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore