Zgjedhjet në Kosovë

Çitaku: Rezultatet e para janë shumë pozitive për ne


Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një konference për media, është shprehur se rezultatet e para janë shumë pozitive.

Ajo theksoi se do të presin rezultatet për të gjitha komunat nga KQZ-ja, dhe nuk pranoi të komentoj më EXIT POLL-et e publikuara.

“Sipas informacioneve nga vëzhguesit tanë, rezultatet e para janë shumë pozitive për PDK-në. Tani presim me durim konfirmimin zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Çitaku.

Duke shtuar se, “Kosova vazhdimisht gjatë këtyre viteve ka demonstruar një kulturë të lartë të qytetërimit, të pranimit dhe mos kontestimit të rezultateve”.

Ndërsa, bëri thirrje që të numërohet secila votë.

“Tani të gjitha votat janë në kutitë e votimit. Ftojmë të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit që të numërojmë me saktësi secilën votë”, theksoi Çitaku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore