Lajme

“Cirk dhe skenar i organizuar mirë nga Kurti” – Selmanaj arsyeton abstenimin në Kuvend për Referendumin serb


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se në seancën e së shtunës ka parë një cirk, një skenarë i përgatitur mirë dhe i organizuar mirë nga Kurti për interesa të tij personale.

“Atë çfarë unë e kam parë në seancën e së shtunës, e kam parë një cirk, një skenarë i përgatitur mirë dhe i organizuar mirë nga Kurti për t’i shërbyer krejtësisht atij, dhe interesave të tij personale”, tha Selmanaj në Kanal 10.

“Detyrimet kushtetuese nuk ka rol të kuvendit që t’ia kujtoj askujt, ato duhet zbatohen, mandati kushtetues duhet zbatohet, nuk ka nevojë që kuvendi ta mbledh një seancë të jashtëzakonshme për të nxjerr një rezolute karakteri i se cilës është krejtësisht rekomandues, jo detyrues”.

“Unë kam abstenuar, nuk kam votuar kundër dhe qëndrimi im ka qenë edhe para ngjarjes që të vije në kuvend që detyrat kushtetuese i ka secili institucion dhe duhet ti zbatoj ato, pushtetet janë të ndamë në Kosovë, kushtetuta është e shkruar, dhe secili institucion duhet të zbatojë”.

Selmanaj ka thënë se e ka parë këtë seancë të pa nevojshme pa dobishme, dhe pa fije substancë.

Ai ka abstenuar për rezolutën kundër mbajtjes së Referendumit serb në Kosovë.

Me 76 vota për asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së shtunë të 15 janarit në një seancë të jashtëzakonshme e ka miratuar rezolutën kundër Referendumit serb të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës e propozuar nga Grupi Parlamentare i Lëvizjes Vetëvendosje u mbështet edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar multi-etnik.

Ndërsa këtë seancë të jashtëzakonshme nga fillimi e kishte bojkotuar Partia Demokratike e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore