Lajme

Çirgiç për koalicionin e Abazoviçit – “Kalë i Trojës për Botën Serbe”


Dekani i Fakultetit të Gjuhëve dhe Letërsisë në Universitetin e Podgoricës,

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve dhe Letërsisë në Universitetin e Podgoricës, Adnan Çirgiç, ka ironizuar me iniciativën e propozuar nga Dritan Abazoviç për qeveri të pakicës në Mal të Zi, për të cilën tha se “Mali i Zi nuk ka pasur qeveri më të çmendur se kjo e tanishmja, ama një e udhëhequr nga Abazoviç do të ishte edhe më qesharake”.

Sipas tij, Lëvizja Qytetare “URA” që udhëhiqet nga Dritan Abazoviç, “me vetëdije të plotë e ka shtyrë Malin e Zi në kthetrat nazisto-fashiste të botës serbe”.

Pa ndihmën e Abazoviç, thotë Çirgiç, “Vuçiçi do ta shikonte Malin e Zi prej së largu si një ëndërr të parealizueshme”.

“Është krejtësisht idiotike të pritet që shpëtimi i Malit të Zi të vie nga dikush që ishte çelësi i shkatërrimit të saj. Nëse partitë minoritare dhe sovraniste bien në duar të Abazoviçit, kjo nuk do të jetë konfirmim i qytetarizimit të Malit të Zi, por do të jemi dëshmitar të akteve kollaboracioniste, përkundër atyre kohabitiste”, deklaroi ai për City Portal.

“Le të mos harrojmë se Abazoviç është zëvendëskryeminstër i një zyre nga ku është formuar juri e përshtatshme për të dhënë çmime neo-fashiste të lexuara nga vëllau i metropolitanit besnik të Vuçiçit. Kur krejt kjo mirret parasysh, nuk shoh arsye të besoj se shigjetari më i mirë i Vuçiçit do të jetë drita në terr e Malit të Zi. Ai është ky terr”.

Ai është tejet skeptik ndaj ndonjë ndryshimi për të mirën e Malit të Zi, nëse arrihet marrëveshje ndërpartiake për formimin e koalicionit të pakicës, e udhëhequr nga Dritan Abazoviç.

“Sigurisht se nuk do të ketë asnjë ndryshojë asgjë nëse nuk ka zgjedhje të reja. E shoh të ardhmen shumë të vështirë dhe betejë të pabarabartë për një shtet civil, dhe me parti jokompetente sovraniste, me fashizëm të hapur, dhe kuaj trojan të Botës Serbe. Nuk dyshoj në mposhtjen përfundimtare të okupuesve dhe tradhtarëve të brendshëm”, përfundon ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore