Euro 2020

Cilët ishin liderët e fazës së grupeve në Euro 2020?


Euro 2020 përfundoi fazën e grupeve dhe tanimë është gati të nisë faza me eliminim direkt. Italia, Austria, Uellsi, Danimarka, Holanda, Çekia, Belgjika, Portugalia, Kroacia, Spanja, Franca, Zvicra, Anglia, Gjermania, Suedia dhe Ukraina janë kombëtaret që ia dolën të kualifikoheshin për në raundin e të 16-ve.

Deri më tani, në Euro 2020 janë luajtur 36 nga 51 ndeshjet e programuara. Në total janë shënuar 94 gola, që do të thotë se ka pasur një gol për çdo 34 minuta, ose 2.62 gola për ndeshje. Shënimi më i madh i golave ka ndodhur përgjatë minutave 46-60 të pjesës së dytë, 22 gola.

Italia, Belgjika dhe Holanda e mbyllën fazën e grupeve me nëntë pikë të plota. Turqia dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën të grumbullonin asnjë pikë.

Italia dhe Anglia janë skuadrat e vetme që nuk pësuan gol në gupe. Në dallim, Italia shënoi shtatë gola, ndërsa Anglia dy.

 

 

Holanda ishte kombëtarja që shënoi më shumë gola, tetë, ndërsa Italia ajo me golavarazhin më të madh plus shtatë. Turqia dhe Maqedonia e Veriut pësuan më shumë gola, tetë të tillë.

Skuadra me qarkullimin më të madh të topit ishte Spanja. Spanjollët e kishin zotrimin e e topit 68.7%. Gjermania ishte skuadra me saktësin më të madhe të pasimeve, 89.7%.

Danimarka pati më shumë tentativa drejt portës kundërshtare, 61. Holanda rikuperoi më shumë topa, 155.

Cristiano Ronaldo ishte goleadori i fazës së grupeve në Euro 2020. Portugezi shënoi pesë gola dhe dhuroi një asist në 270 minuta lojë.

Pas tij vijnë: Patrik Schick-u me tre gola në 236 minuta, Emile Forsberg-u me tre gola në 251 minuta, Romelu Lukaku me tre gola në 264 minuta, Georginio Wijnaldum-i me tre gola në 270 minuta dhe Robert Lewandowski me tre gola në 270 minuta.

Nga golashënuesit historikë në Evropiane, Michel Platini ka arritur të shënojë nëntë gola me Francën në Euro 1984, çka përbën numrin më të madh të golave të shënuar brenda një turneu Euro.

Asistuesit më të mirë ishin: Pierre-Emile Hojbjerg-u i Danimarkës dhe Steven Zuber-i i Zvicrës me nga tre asiste.

Leonardo Spinazzola i Italisë dhe Loic Nego i Hungarisë arritën shpejtësin më të madhe, 33.8 km/h. Aleksandr Golovin-i i Rusise ka vrapuar më shumë gjatë kësaj faze. 25-vjeçari ka përshkuar 36 kilometra.

Ronaldo ka pasur më shumë tentativa drejt portave kundërshtare, 11, nga të cilat gjashtë kanë qenë në kuadrat dhe pesë përfunduan në rrjetë.

Lojtari me përqindjen më të lartë të pasave ishte, Reece James-i i Anglisë me 99%. Stefan de Vrij i Holandës ishte lojtari me më shumë topa të rikuperuar, 29. Dhe Ugurcan Çakir-i, portieri i Turqisë, bëri më shumë pritje, 18.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore