Lajme

Cilët do jenë emrat më të përdorur për foshnjat në 2022-shin?


Vendosja e emrit të një foshnje shpesh shoqërohet me dilema nga prindërit.

Sipas faqes së internetit të prindërve ‘BabyCenter’, emrat më të njohur të foshnjave të 2021 për vajzat ishin Olivia dhe Liam për djemtë, por këta tani janë zëvendësuar nga Emma dhe Noah.

Vitin e kaluar, të dhënat zyrtare nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuluan se emri Olivia ishte në krye në vitin 2020 për të pestin vit radhazi për vajzat.

Në 2022 vendin e dytë e zuri Amelia.

Emri Ava vjen në vendin e katërt pas Olivia, i ndjekur nga Mia, Luna, Sophia, Ella, Charlotte dhe Isabella duke përmbyllur top 10 emrat më të njohur të foshnjave për vajza deri më tani në 2022.

Sa për emrat e djemve, Liam është i dyti në popullaritet pas Noah, që është një emër unisex.

Emri Elijah zë vendin e tretë, i ndjekur nga Oliver, Mateo, James, Lucas, Levi, Grayson dhe Daniel.

Ndërsa emrat më tradicionalë mbeten poshtë në renditje.

Për shembull, emri Nova shfaqet në vendin e 16-të në listën e emrave të vajzave.

Në listën e djemve, emri neutral gjinor Maverick arriti në vendin e 18-të, që do të thotë “jokonformist”.

Renditja e emrave të BabyCenter përditësohet në kohë reale, kështu që ato mund të ndryshojnë nga dita në ditë.

Sian Bradford, nga ONS, tha se rritja e popullaritetit në emrat Maeve dhe Otis tregoi se si “kultura popullore vazhdon të ofrojë frymëzim për emrat e foshnjave, pavarësisht nëse janë personazhe të preferuar apo të famshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore