Sport

Cilat janë klauzolat më të mëdha të lirimit në futboll?


Klubet e futbollit sot bëjnë gjithçka për të mbajtur yjet ne ekipet e tyre. Ata u japin kontrata të mëdha me klauzola të larta largimi.

Por kush do të ishte lojtari më i kushtueshëm?

10-Vinicius Jr, Real Madrid, 598 milionë paund

Anësori brazilian u bashkua me Real Madrid për 40 milionë paund kur ishte 18-vjeç. Tashmë 21-vjeç ai është një nga yjet më premtues në futboll.

Kontrata e tij u zgjat deri në verën e vitit 2026. Ai fiton rreth 8.6 milionë paund në sezon. Thashethemet më të fundit lajmërojnë se atij i është ofruar kontrata e re me kaluzolë lirimi 1 miliard paund.

9-Brahim Diaz, Real Madrid, 641 milionë paund

Mesfushori spanjoll e nisi karrierën te Malaga. Më pas kaloi te Manchester City dhe Real Madrid.

Madrilenët e blenë 16 milionë paund nga City. Dy sezonet e fundit ai ka qenë në huazim te Milan-i.

8-Luka Modric, Real Madrid, 641 milionë paund

Ish-fituesi i Topit të Artë, në moshën 36-vjeçare ende luan në nivel të larta. Por askush nuk do paguante atë shumë për të marrë shërbimet e tij, pavarësisht cilësisë.

Legjenda kroate ka fituar pesë herë Champions League me fanellën e Real Madrid.

7-Federico Valverde, Real Madrid, 641 milionë paund

Mesfushori uruguajan është një nga lojtarët kyç të formacionit të Carlo Ancelotti-t. Ai zgjati kontratën në 2021 deri në verën e 2027.

6-Antoine Griezmann, Barcelona, ​​685 milionë paund

E ardhmja e sulmuesit francez është në ajër, ashtu si dhe tarifa që mund të paguhet për të.

Barcelona e huazoi te Atletico Madrid për dy sezone. Por pas përfundimit të sezonit të fundit, madrilenët duket se do e kthejnë.

5-David Alaba, Real Madrid, 726 milionë paund

Kampionët spanjoll e morën austrikaun në 2021, pasi ai përfundoi kontratën me Bayern Munich.

30-vjeçari nënshkroi kontratë pesëvjeçare me pagë rreth 17 milionë paund në sezon.

4-Ronald Araujo, Barcelona, ​​846 milionë paund

E ardhmja e mbrojtësit uruguajan ishte në dyshim në verën e kaluar. Megjithatë ai përfundoi duke nënshkruar kontratën e re me katalanasit.

Liverpool, Manchester City dhe Manchester United ishin tre skuadrat e interesuara për të. Por, me klauzolën e re askush nuk guxon t’i afrohet.

3-Karim Benzema, Real Madrid, 846 milionë paund

Ndoshta lojtari më i mirë në botë për momentin, Benzema nënshkroi një marrëveshje të re me Real Madrid-in në vitin 2021 që do ta shohë atë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2023, kur do të jetë 35-vjeç.

Ai realizoi 44 gola sezonin e fundit, duke qenë lojtar kyç në fitimin e La Liga-s dhe Champions League.

2-Pedri, Barcelona, ​​846 milionë paund

Një nga yjet më të mirë të momentit që ka në përberjë skuadra e Barcelona-s. Pedri nënshkroi një kontratë të re vitin e kaluar që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2026.

1-Ansu Fati, Barcelona, ​​846 milionë paund

Në vitin 2021, xhevahiri i akademisë “La Masia” të Barcelona-s, ra dakord për një kontratë gjashtëvjeçare.

Ashtu si dhe Pedri, sulmuesi u bë lojtari me klauzolën më të lartë në futboll.

Megjithatë, ai ka luftuar me dëmtimet që atëherë, pasi trashëgoi fanellën numër “10” të Lionel Messi-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore