Bota

Cikloni në Azinë Juglindore/Numri i vdekjeve arrin në 157


(The Guardian)

Të paktën 157 njerëz janë vrarë në Indonezi dhe Timor-Leste fqinjë me dhjetëra të tjerë ende të zhdukur, pas cikloni tropikal goditi vendet e Azisë Jug-Lindore, tё ditёs sё dielё.

Dhjetëra janë ende të zhdukur dhe mijëra kanë mbetur të pastrehë sipas autoriteteve zyrtare.

Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave në Indonezi tha se kishte regjistruar 130 vdekje në një tufë ishujsh të largët afër Timor-Leste, teksa 27 të tjerë janë renditur zyrtarisht të vdekur.

Forcat shpёtimtare në Indonezi po garonin për të gjetur më shumë se 70 të tjerё tё zhdukur, duke përdorur fadroma për të pastruar malet nga mbeturinat e mbetura pas ciklonit tropikal Seroja.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga ndërprerjet e energjisë, rrugёt e bllokuara, vendndodhja e largët e zonave të prekura dhe moti i vazhdueshёm i keq.

Mijëra shtëpi, spitale dhe ura u dëmtuan ose shkatërruan në katastrofë ndërsa më shumë se 10 mijё njerëz janё zhvendosur nё strehimore, sipas autoriteteve.

Ndёrkohё, sipas parashikimeve kushtet e motit ekstrem do tё vazhdojnё tё jenё tё pranishme edhe nё ditёt nё vijim, nё territorin e prekur nga stuhia.

Indonezia është e prirur për rrëshqitje të tokës dhe përmbytje të menjëhershme gjatë sezonit të shirave, ndërsa pozicioni i saj në Unazën e Zjarrit- një hark vullkanesh dhe linjash të prishjes në pellgun e Paqësorit- gjithashtu e bën atë të prekshme nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe tsunamet.

Në janar tё kёtij viti 40 njerëz u vranë nga përmbytjet e shpejta në qytetin indonezian Sumedang në Java Perëndimore.

Doktor Gordon Peake, një vizitor në Universitetin Kombëtar Australian dhe një ekspert në qeverisjen dhe zgjidhjen pas konfliktit në Azi-Paqësor, i bëri thirrje qeverisë Australiane të ndalojë “ecjen e ngadaltë” kundër ndryshimit të klimës.

“Me normën e tanishme të sezoneve me shi eksponencialisht më të këqija Dili së shpejti do të bëhej i pabanueshëm”. Përmbytjet po përkeqësohen çdo vit dhe “nuk janё vetëm veprime të Zotit ”.

shtoi Peake.

“Kjo do ta bëjë atë kryeqytetin e dytë aziatik që duhet të lëvizë për shkak të ndryshimit të klimës, pas Xhakartës. Ndryshimi i klimës gjithashtu do ta bëjë qeverisjen e këtij kombi në mënyrë eksponenciale më të vështirë”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore