Sport

Cikalleshi kërkon të thyejë rekordin e golave të Bogdanit


Kuqezinjtë

Sokol Cikalleshi duket se nuk ka të ndalur me golat e tij, e kjo duket sidomos kur ai vesh fanellen fatprurëse të Kuq e Zinjëve. Talenti nga Kavaja arriti të shënojë tre gola në ndeshjet e fundit të kombëtares, duke mbërritur në kuotën 10 golave të shënuar, e duke e renditur ekipin tonë kombëtar në krye të Ligës B.

Në një lidhje të drejtëpërdrejë me ’Procesin Sportiv’ në Top Channel, duke përshkruar këtë sukses, ai shprehu gjithashtu objektivin e tij për të kapërcyer rekordin e mbajtur nga ish qendërsulmuesi i kombëtares, Erjon Bogdani.

Ai tha se është duke punuar fort per t’a ruajtur formën e mirë, por në lidhje me mundësinë e thyerjes së rekordit prej 18 golash të Erjon Bogdanit, ai shton: “Bogdani është akoma larg dhe duhet akoma shumë punë. Duhet ta nis me kavajësin tim, Altin Rraklin njëherë, që e kam më pranë. Të përqendrohemi te kjo njëherë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore