Futboll

CIES: Messi me performancën më të lartë, Ronaldo i pesti


Observatori i Futbollit CIES (Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sporteve) ka zhvilluar një metodologji unike për të krahasuar performancën e lojtarëve pavarësisht nga pozicioni i tyre.

Numri 331 i Weekly Post nxjerr në pah futbollistët me rezultatin më të lartë për ndeshjet e kampionatit vendas të luajtura që nga 1 janari 2021 për secilin nga 98 klubet e pesë ligave më të mëdha evropiane.

Në këtë renditje janë përfshirë vetëm lojtarët e aktivizuar për të paktën dy të tretat e kohës së plotë gjatë kësaj periudhe.

Vlera më e madhe u regjistrua për Lionel Messi-n: 92.5 nga 100! I eleminuar nga Champions League, sulmuesi argjentinas dhe i FC Barcelona-s, tani mund të përqendrohet në La Liga, por sidoqoftë, largimi i Luis Suárez do të jetë një pengesë e madhe e garës për titull.

Pas Messi-t, vlerat më të larta të indeksit të performancës CIEStë,  u regjistruan për Robert Lewandowski-n në Bundesliga (89.5); Jorginho Frello në Premier League (89.5); Rubén Dias Premier League (89.4); Cristiano Ronaldo në Serie A (89.3).  Më poshtë tabela e renditjes së 20 lojtarëve më të mirë për vitin 2021:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore