Sport

Christophe Galtier pritet të shpallet trajneri i ri i PSG të hënën


Christophe Galtier është lidhur me punën e trajnerit të Paris Saint-Germain prej disa javësh dhe ai më në fund mund të shpallet nga klubi i kryeqytetit në fillim të javës së ardhshme.

Trajneri, i cili fitoi Ligue 1 me Lille në 2020/21 dhe më pas drejtoi Nice-n vitin e kaluar, vizitoi objektet e PSG-së të enjten.

Sipas L’Equipe, punësimi i tij tani do të bëhet zyrtare në fillim të javës së re.

Gazeta franceze shton se kontrata do të jetë vetëm për dy vjet, me mundësinë e një të treti.

Prezantimi zyrtar dhe konferenca prezantuese për shtyp e 55-vjeçarit duhet të bëhet të martën ose të mërkurën, sipas L’Equipe. Kjo, megjithatë, së shpejti do të konfirmohet nga klubi.

Ai do të ketë mundësinë të njohë disa nga lojtarët e tij, megjithëse ndërkombëtarët kanë ende më shumë kohë pushimi për të kompensuar ndeshjet shtesë që duhej të luanin në fillim të qershorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore