Sport

Chiellini: Unë e di që nuk kam të njëjtën cilësi si Ramos-i ose Van Dijk-u


Kapiteni i Juventus-it, Giorgio Chiellini e di se në çfarë është më i miri. Mbrojtësi nuk pretendon të ketë të njëjtin talent si Sergio Ramos-i ose Virgin van Dijk-u, por ai e di rëndesinë që ka për Juventus-in.

Italiani ka qenë figurë kryesore në dominimin e fundit të bardhezinjëve në futbollin italian dhe ai është i gatshëm të bëjë gjithçka duhet për të fituar.

Për francezen So Foot Chiellini tha:

“Për të fituar betejat kundër sulmuesve duhet të jesh pesimist dhe të presësh më të keqen. Barzagli (Andrea) dhe unë nuk kemi cilësinë e Sergio Ramos-it dhe Virgil van Dijk-ut”

“Unë kam një lloj personaliteti të dyfishtë. Jam mjaft i ndrojtur dhe i rezervuar, por jam i aftë për gjithçka në fushë, vetëm për të fituar”

36-vjeçari është një mbrojtës tradicional, që pëlqen më shumë të bëjë punën e tij në mbrojtje sesa të kontribuojë në sulm. Më tej italiani ka shtuar:

“Jam shumë i lumtur kur fitoj duele. Kur bëj bllokime ose ndaloj ndonjë gol, adrenalina ime rritet”.

“Është gëzim ndryshe shënimi i një goli. Nuk është e krahasueshme, por mbaj mend ato bllokime të mëdha, në ndeshje të rëndësishme”

“Për shembull, goli që shënova në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Barcelona-s më dha shumë më pak gëzim sesa të kisha ndaluar Harry Kane-n të shënone në 89’ kundër Tottenham-it”

Italiani është përballur kundër shumicës së sulmuesve më të mirë të futbollit, por asnjëherë nuk është tërhequr gjatë ndonjë dueli, madje as kundër Zlatan Ibrahimoviç-it. Duke thënë për këtë të fundit se:

“Unë e respektoj shumë Zlatani-in. Ne e respektojmë njëri-tjetrin”-

“Ne ishim shokë skuadre në sezonin tim të parë në Juve. Unë kurrë nuk kisha frik të përballesha me të. Kurrë nuk bëra një hap prapa”

“Ai u bë armik absolut duke u bashkuar me Inter-in, pastaj kundërshtar i rregullt me Milan-in dhe ekipin kombëtar”.

Juventus-i është një nga klubet pro një Super Lige Europiane dhe vetë mbrojtësi do të ishte i interesuar që kjo të ndodhte, duke thënë se:

“Pesë vjet më parë, unë i thashë Angelli-t (Andrea A. Presidenti i Juventus-it) se prisja të luaja kundër Barcelona-s, Real Madrid-it, PSG-se, Bayern Munich-ut çdo javë”

“Për një futbollist të nivelit të lartë, kjo është gjë e mirë”

“Unë dua të shoh ndryshime të mëdha. Ndoshta një format të ri për Ligën e Kampionëve. Ne duhet ta përmirësojmë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore