Përballje

Chelsea shkatërron Leicester-in në King Power Stadium


Ndeshja e parë e së shtunës në Premier League mes Leicester City dhe Chelsea përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:3.

Chelsea ishte dominante gjatë gjithë kohës dhe kishte mundësi të mira që nuk i shfrytëzonin.

Megjithatë, ndeshja filloi në mënyrë perfekte për “blutë e Londrës”, pasi ata shënuan në minutën e 14-të me anë të Antonio Rudiger.

Vetëm 14 minuta pas golit të parë, Ngolo Kante dyfishoi epërsinë duke surprizuar portierin Casper Schmeichel me një goditje të fuqishme me të majtën.

Në pjesën e dytë u inkuadruan Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic të cilët krijuan raste të shumta shënimi.

Njëri nga golat e shënuar nga Pulisic, u anulua pasi ishte në pozicion jashtë loje.

Megjithatë, Pulisic shënoi në minutën e 71-të, pasi u asistua nga Ziyech.

Momentalisht, Chelsea radhiten në pozitën e parë me 29 pikë, ndërsa Leicester me këtë humbje janë në vendin e 12-të me 15 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore