Sport

Chelsea pranë nënshkrimi të mbrojtësit të Sevilla-s


Skuadra nga Premier League, Chelsea kërkon të afrojë këtë merkato verore qendërmbrojtësin e Sevilla-s, Jules Kounde-n, talentin 22-vjeçar.

Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Chelsea dhe Kounde kanë rënë dakord për kushtet personale të kontratës dhe tashmë do duhet të bindet Sevilla.

Kounde është i hapur për të qenë pjesë e bluve të Londrës deri në vitin 2026, por problem mbetet klauzola e tij e lirimit prej 80 milionë eurosh.

Chelsea kërkon të ulë çmimin e francezit, për të cilin Sevilla pagoi 25 milionë euro në verën e vitit 2019 te Bordeaux.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore