Përballje

Chelsea-Porto luhet në Spanjë


Siç kemi parë shpeshherë këtë sezon, duelet e Champions League zhvendosen në shtete të tjera.

Gjithmonë të përfshirë kanë qenë skuadrat angleze, të cilat, për shkak të versionit të ri të Covid-19, nuk lejohen të udhëtojnë në shumicën e shteteve evropiane. Madje, as nuk lejojnë udhëtarë nga shtetet e tjera.

E vetmja skuadër angleze, e cila luajti si vendase në raundin e të 16-ave në Champions League, ishte Chelsea.

Liverpool dhe Manchester City luajtën ndeshjet e tyre në Budapest.

Pikërisht Chelsea, është ajo që do t’i luajë çerekfinalet jashtë shtëpisë.

Për shkak se Portugalia i ka ndalur udhëtimet e banorëve anglezë, dy ndeshjet Chelsea-Porto do të luhen në Spanjë.

Më përkatësisht, në “Sanchez Pizjuan” të Sevilla-s.

Real Madrid – Liverpool nuk do ketë problem që të luhet në Spanjë, por ende nuk dihet se ku do zhvillohet ndeshja e kthimit.

Shumë shpejt do të merret vendimi edhe për ndeshjen tjetër të çerekfinaleve, Manchester City- Borussia Dortmund.

Bayern-Paris Saint-Germain pritet të luhet në shtetet përkatëse, pa ndonjë problem.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore