Sport

Chelsea përgatit ofertën për Erling Braut Haaland


Chelsea po përgatit një ofertë prej 150 milionë eurosh në mënyrë që të arrijë të sigurojë shërbimet e sulmuesit norvegjez, Erling Braut Haaland.

Kampionët në fuqi të Champions League, Chelsea, kanë ofruar disa lojtarë në shkëmbim plus para për të siguruar shërbimet e norvegjezit.

Por, duke e parë që Dortmund-i nuk e pranon këtë ofertë, Chelsea ka menduar diçka.

Blutë po përgatisin një ofertë prej 150 milionë eurove.

Ky çmim është më i larti që manjati rus, Roman Abramovich, është i gatshëm të paguajë.

Abramovich ka premtuar që ai do të sjellë një sulmues të klasit botëror te blutë, prandaj edhe synimi i tyre kryesor, është Haaland.

Përveç Haaland-it, Chelsea po e vëzhgon nga afër edhe situatën e dy futbollistëve, që janë Harry Kane dhe Romelu Lukaku.

Ata shpresojnë që të sigurojnë shërbimet e njërit, të paktën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore