Sport

Chelsea përgatit ofertën e re për De Ligt


Chelsea dëshiron të nënshkruajë me Matthijs de Ligt këtë verë. Edhe vetë lojtari preferon largimin nga Juventus-i

“Zonja e vjetër” duke parë se lojtari nuk dëshiron të rinovojë, e ka nxjerrë në tregun e transferimeve.

(Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Ai ka edhe dy vite të mbetur nga kontrata me Juventus-in, por nëse shitet këtë verë, bardhezinjtë do të kenë mundësinë të fitojnë më shumë të ardhura.

Chelsea pak ditë më parë bëri ofertën në drejtim të Juventus-it, kartonin e Timo Werner plus 40 milionë euro. Ofertë e cila u refuzua nga pala italiane.

Sipas “Football London”, blutë kanë përgatitur ofertën e re, duke parë se Juventus-i kërkon para cash.

Ata e kanë rritur ofertën në 60 milionë paund, plus 9 milionë të tjera bonuse.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Juventus-i do e pranojë ofertën, apo do rezistojë, pasi kërkonte deri në 100 milionë euro për lojtarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore