Sport

Chelsea kërkon mesfushorin e Fulham, për të zëvendësuar Mount-in


Foto: Simon Dael/Shutterstock

Chelsea është ndër klubet që monitorojnë situatën e Andreas Pereira-s në Fulham, teksa ata fillojnë të konsiderojnë zëvendësimet për Mason Mount.

Bisedimet për kontratën mes Chelsea-t dhe Mount kanë ngecur, duke rritur mundësinë që anglezi mund të largohet nga Stamford Bridge në verë përpara se të bëhet agjent i lirë në 2024.

Liverpool, Manchester United dhe Manchester City po e kërkojnë Mount-in ndërsa Chelsea po konsideron Pereira për të mbushur boshllëkun pas sezonit mbresëlënës të mesfushorit në Fulham.

Forma e Pereira-s në Craven Cottage në sezonin e tij të parë pas lëvizjes së tij verore nga Manchester United ka tërhequr gjithashtu vëmendjen nga Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid.

Vetëm pesë lojtarë kanë regjistruar më shumë se gjashtë asistime në Premier League këtë sezon dhe ai shihet nga PSG, në veçanti, si një nënshkrim me kosto efektive në rajonin prej 30 milionë funte, ndërkohë që ata merren me shqetësimet e Fair Play Financiar.

Por thuhet, se Pereira është i lumtur në Fulham, por do të gjente mundësinë për t’u bashkuar me një nga klubet kryesore të Evropës që vështirë të refuzohej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore