Sport

Chelsea interesohet për Raphael Varane


Chelsea është lidhur me një transferim të mundshem të qendërmbrojtësit të Real Madrid, francezit, Raphael Varane.

27 vjeçari ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontatën e tij te Real Madrid dhe ende nuk ka asnjë bisedim rreth një rinovimi të mundshëm.

Edhe pse vlera e Varane është 80 milionë euro zyrtarisht, MARCA raporton se për shkak të COVID-19, Real Madrid është në gjendje ta shes edhe për 50 milionë euro.

Klubet gjithandej evropës janë të interesuara për Varane. Interes real kanë shfaqur klube si Chelsea, Juventus, PSG dhe Manchester City.

Varane iu bashkua Real Madrid-it në vitin 2011, kur ishte vetëm 18 vjeçar.

Që atëherë ai ka qenë një pikë referente në klub, ku ka fituar shumë trofe duke qenë një futbollist tejet i rëndësishëm, si partner i Ramos në mbrojtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore