Sport

Chelsea interesohet për De Jong, në rast se nuk transferohet te Manchester United


Chelsea po monitoron situatën e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong dhe mund të bëjë një lëvizje nëse transferimi i tij te Manchester United dështon, sipas gazetës The Guardian.

Djajtë e Kuq janë duke negociuar prej kohësh me reprezentuesin holandez dhe tani thuhet se kanë rënë dakord për një tarifë prej 65 milionë euro me Blaugranat, që do të thotë se negociatat tani janë të përqendruara rreth kushteve personale të De Jong.

Ai është i hapur për t’u transferuar në Old Trafford, pavarësisht se më parë kishte deklaruar se nuk po nxiton të largohet nga Barcelona, e cila ka nevojë për fonde shtesë.

Megjithatë, ish-lojtari i Ajax thuhet se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që ai nuk do të mund ta bëjë ende te Manchester  United.

Chelsea e kishte parë nga afër De Jong përpara se të bashkohej me Barcelonën dhe Thomas Tuchel thuhet se është një admirues i madh i tij, dhe megjithëse nuk është e sigurt që do të bëhet një lëvizje për  të.`

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore