Sport

Chelsea hedh sytë nga Hofmann-i i Monchengladbach-ut


Chelsea pritet të jetë aktive në merkaton e verës, si në dalje ashtu edhe në hyrjen e lojtarëve të rinjë, sipas kërkesave të teknikut, Thomas Tuchel. Blutë kanë hedhur vëmendjen nga Gjermania dhe janë te interesuar për Jonas Hofmann-in e Borussia Monchengladbach-ut, raporton Daily Mail.

Hofmann-i luan si sulmues i djathtë, por që mund të përshtatet edhe sulmues i majtë dhe si mesfushor. Duket se gjermani do të jetë zëvendësuesi i Hakim Ziyech-ut që pritet të largohet në verë. 28-vjeçari këtë sezon ka luajtur 21 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe 10 asiste. Duke qenë ndër protagonistët kryesorë të M’gladbach-ut.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund-it ka një kontratë me gjermanët deri në 2023 dhe vlera e kartonit të tij në tregun e transferimeve sipas Transfermarket-it është 16 milionë euro. Një shumë të tillë blutë e Londrës, nuk do e kishin problem për ta paguar, për të përmbushur dëshirën e teknikut të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore