Sport

Chelsea dhe Newcastle, në garë për transferimin e Diaz


Sulmuesi i Real Madrid-it, Brahim Diaz është në radarin e Chelsea-t dhe Newcastle, sipas The Sun.

Diaz, 23 vjeç, u transferua në Madrid për 17 milionë euro në 2019 nga Manchester City pasi dështoi të depërtonte në ekipin e parë, por tani ka qenë i huazuar te AC Milan për tre vitet e fundit.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Milan-it që fitoi titullin e Serie A sezonin e kaluar.

Diaz shënoi golin e vetëm në fitoren e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve ndaj Spurs.

Milani thuhet se ka një opsion për ta nënshkruar atë për rreth 24 milionë euro në fund të periudhës së tij aktuale.

Deri më tani, ai ka shënuar 16 gola dhe ka regjistruar 10 asistime në 110 ndeshje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore