Sport

Chelsea dhe Arsenal në garë për futbollistin brazilian që po cilësohet si “Coutinho i ri”


Skuadrat londineze, Chelsea dhe Arsenal, kanë vënë në garë për transferimin e futbollistit të Porto-s, Pepe.

Mesfushori brazilian ka mahnitur me paraqitjet e tij në këtë sezon, që ka bërë që disa klube të mëdha të kërkojnë shërbimet e tij.

25-vjeçari numëron dy gola dhe pesë asistime në 12 ndeshje në kampionatin portugez, ndërkohë që ai ka pasur paraqitje të mira edhe në Ligën e Kampionëve.

Ai është pjesë e Porto-s që nga vera e vitit të kaluar, kur u transferua nga skuadra braziliane, Gremio, për shumën e 15.5 milionë eurove.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit portugez i kanë vendosur një klauzolë shitjeje prej 75 milionë eurosh.

Sipas mediave angleze, te Porto nuk e kanë ndërmend ta ulin çmimin e futbollistit, pra kush dëshiron shërbimet e tij, duhet ta paguajë këtë shumë parash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore