Shqipëria

ChatGPT dhe rreziku i Inteligjencës Artificiale, rrëfehen Mira Murati dhe Sam Altamani


ChatGPT, Mira Murati, Sam Altaman dhe Inteligjenca Artificiale (AI) janë fjalë që lidhen me njëra-tjetrën me dhe pa hir.

Altaman është CEO-ja që qëndron pas kompanisë që krijoi ChatGPT, një prej modeleve të fundit të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale që mund të ndihmojë në zgjidhjen e shumë problemeve dhe sfidave të ndryshme nga jeta e përditshme.

Mira Murati, me origjinë nga Vlora, – e cila ka kryer studimet në Tiranë – është personi më i rëndesishëm në botën e Intelegjencës Artificiale e teknologjisë në OpenAI, startup-i pas ChatGPT.

Konkretisht, Murati është shefja e teknologjisë në ChatGPT dhe shpesh është cilësuar si truri pas gjithë këtij zhvillimi.

ChatGPT është konsideruar, chatboti më i avancuar i AI-së që është vendosur ndonjëherë në një audiencë masive.

Si Murati dhe Altaman janë të mendimit se teknologjia e AI-së do të rifomësojë shoqërinë që ne njohim.

Arsyeja shumë e thjeshtë: AI-ja është teknologjia më e madhe që njerëzimi ka zhvilluar për të përmirësuar në mënyrë drastike jetesën.

E nga kjo duhet të kemi frikë.

Të paktën kështu lanë të kuptohet dy ekspertët në një intervistë ekskluzive me rrjetin amerikan “Abcnews”.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Unë mendoj se njerëzit duhet të jenë të lumtur që ne jemi pak të frikësuar nga kjo”, tha Altman, CEO-ja i OpenAI.

Ai theksoi se, OpenAI ka nevojë që rregullatorët ashtu edhe shoqëria të përfshihen sa më shumë që të jetë e mundur me prezantimin e ChatGPT – duke këmbëngulur se reagimet do të ndihmojnë në parandalimin e pasojave të mundshme negative që teknologjia mund të ketë për njerëzimin.

Edhe Murati arsyeton se ndërsa publiku vazhdon të testojë aplikacionet e OpenAI, do të bëhet më e lehtë të identifikosh se ku duhen marrë masat mbrojtëse.

“Për çfarë i përdorin njerëzit, por edhe cilat janë problemet e cilat janë dështimet bëjnë që të jemi në gjendje të ndërhyjmë e të bëjnë përmirësime në teknologji”, thotë Murati.

E, për ta bërë këtë është e rëndësishme që publiku të ndërveprojë me çdo version të ChatGPT.

Versioni më i ri është, GPT-4, i cili ka përmirësime masive nga përsëritja e mëparshme, duke përfshirë aftësinë për të kuptuar imazhet si hyrje.

Demonstrimet tregojnë se GTP-4 zgjidh enigma dhe madje artikulon kuptimin pas një meme-je në internet.

“Qëllimi është të parashikojmë fjalën tjetër – dhe me këtë, ne po shohim se ekziston një kuptim i tillë i gjuhës. Ne duam që këto modele të shohin dhe kuptojnë botën më shumë si ne”, thotë Murati.

Por teksa kemi këtë zhvillim madhor, rreziku është po aq madhor.

I publikuar vetëm pak muaj më parë, ChatGPT tashmë konsiderohet si aplikacioni konsumator me rritje më të shpejtë në histori.

Aplikacioni arriti 100 milionë përdorues aktivë mujorë në vetëm disa muaj.

Në krahasim, TikTok-ut iu deshën nëntë muaj për të arritur kaq shumë përdorues dhe Instagram-it iu deshën gati tre vjet.

GPT-4 është vetëm një hap drejt qëllimit të OpenAI për të ndërtuar përfundimisht Inteligjencën e Përgjithshme Artificiale.

Megjithëse festojnë suksesin e produktit, Altman dhe Murati pranojnë se ka implementime të mundshme të rrezikshme të AI-së.

“Unë jam veçanërisht i shqetësuar se këto modele mund të përdoren për dezinformim në shkallë të gjerë. Tani që ata po përmirësohen në shkrimin e kodit kompjuterik, ata]mund të përdoren për sulme fyese kibernetike”, tha CEO-ja.

Presidenti Vladimir Putin citohet t’i ketë thënë studentëve rusë në ditën e tyre të parë të shkollës në vitin 2017 se kushdo që drejton garën e AI do të “sundojë botën”.

“Pra, kjo është një deklaratë rrëqethëse me siguri. Ajo që shpresoj, në vend të kësaj, është që ne do të zhvillojmë me sukses sisteme gjithnjë e më të fuqishme që të gjithë mund t’i përdorim në mënyra të ndryshme”.

Masat paraprake kundër “aktorëve të këqij”

Lloji i informacionit që përmbajnë ChatGPT dhe modelet e tjera të gjuhës së AI ka qenë gjithashtu një pikë shqetësuese.

Për shembull, nëse ChatGPT mund t’i tregojë ose jo një përdoruesi se si të krijojë një bombë.

Përgjigja është jo, sipas Altman, për shkak të masave të sigurisë të koduara në ChatGPT.

Nuk është ky i vetmi shqetësim.

Një kategori e caktuar e shoqërisë po shqetësohen se “mos zëvendësohen”.

Sasia e madhe e prodhimit imagjinativ, punë e bërë nga njerëz, tashmë është kapur nga ueb-i, për t’u përshtatur, bashkuar dhe anonimizuar nga algoritme për përdorim komercial.

Por ashtu si GPT-4, versioni i përmirësuar i motorit të tekstit gjenerues të AI, u zbulua me krenari javën e kaluar, artistët, shkrimtarët dhe rregullatorët kanë filluar ta luftojnë me zell.

Altaman thotë se diçka për të cilën shqetësohet është se nuk do të “jemi të vetmit krijues të kësaj teknologjie”.

“Do të ketë njerëz të tjerë që nuk do të vendosin disa nga kufijtë e sigurisë që ne vendosëm mbi të”.

Ka disa zgjidhje dhe masa mbrojtëse për të gjitha këto rreziqe të mundshme me AI, sipas Altman.

Njëra prej tyre: lëreni shoqërinë të luajë me ChatGPT ndërsa pasojat janë të ulëta.

Vetë Murati e cila ka qenë me OpenAI që nga viti 2018 thotë se ekipi po fokusohet në përmirësimin e produkteve të OpenAI.

Ajo ka edhe dilemat e veta lidhur me rreziqet që mund të sjelli inteligjenca artificiale në shoqëri.

“Teknologjia na formëson dhe ne e formësojmë atë. Ka shumë probleme të vështira për t’u kuptuar. Ekzistojnë një sërë pyetjesh rreth ndikimit shoqëror dhe ka shumë pyetje etike dhe filozofike që duhet t’i shqyrtojmë. Dhe është e rëndësishme që ne të sjellim zëra të ndryshëm, si filozofë, shkencëtarë socialë, artistë dhe njerëz nga shkencat humane”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, inteligjenca artificiale mund të keqpërdoret ose mund të përdoret nga aktorë të këqij, ndaj dhe duhen sjellë në vëmendje të gjithë zërat.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të fillojnë të përfshihen, duke pasur parasysh ndikimin që do të kenë këto teknologji”.

Mira Murati dhe dilemat për ChatGPT-në

“Armiku i Google”, ChatGPT mbërrin në Shqipëri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore