Teknologji

Charles Geschke ndahet nga jeta


Charles Geschke, bashkëthemeluesi i ndërmarrjes software të Adobe-s dhe njëkohësisht personi që ndihmoi në zhvillimin e PDF-së, formatit të dokumentit portabël, ka ndërruar jetë në California në moshën 81 vjeçare.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se në vitin 1982 Geschke zhvilloi Adobe-n duke i dhënë botës mbarë software-in PDF.

Këto nuk ishin të vetmet pasi inovacione të shumta kanë qenë edhe ato audiovizive.

Shantanu Narayes, shefi ekzekutiv i Adobe-s, ka thënë se Geschke, i njohur gjerësisht si Chuck, ka “ndezur revolucionin e botimit në desktop”.

Në një e-mail për punonjësit e kompanisë ai ka shkruar se “kjo është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin Adobe dhe industrinë e teknologjisë, për të cilat ai ka qenë një udhëzues dhe hero për dekada”.

Narayes ka shtuar se “si bashkëthemelues të Adobe-s, Chuck dhe John Warnock, zhvilluan një software të rëndësishëm që ka revolucionarizuar mënyrën se si njerëzit krijojnë dhe komunikojnë”.

Të dy së bashku ishin përgjegjës për shpikjet transformuese të software-it duke përfshirë PDF-në, Acrobat-in, Illustrator-in, Premiere Pro-në dhe Photoshop-in.

Emri i tij zuri faqet kryesore të lajmeve dhjetë vjet më vonë kur u rrëmbye me armë dhe u mbajt në këmbim të një shpërblimi. Megjithatë, arriti të lirohej i padëmtuar pas një kalvari dhjetë ditor.

Ai u mbajt me armë në zyrën e tij dhe u dërgua në Hollister të California-s për katër ditë.

Geschke u lirua pasi i dyshuari, i gjetur me 650 mijë dollarë para shpërblimit, e çoi policinë në vendin ku mbahej.

Së bashku me Warnock-in, ai mori Medaljen Kombëtare të Teknologjisë nga ish presidenti amerikan, Barack Obama, në vitin 2009.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore