Sport

Champions League/ Kartona të kuq dhe një gol, Tirana bie në Luksemburg


Tirana ka nisur këtë të mërkurë aventurën në UEFA Champions League. Bardheblutë e nisin nga turi i parë kualifikues.

Kryeqytetasit janë përballur me skuadrën nga Luksemburgu të F91 Dudelange. Ndeshja u luajt në transfertë dhe përfundoi me fitoren minimale të vendasve.

Sfida ishte disi e balancuar me të dy ekipet që patën rastet e tyre. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 54 të pjesës së dytë, vendasit do të mbeteshin me 10 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë të Mehdi Kirch.

Kur u mendua se Tirana do të kishte mundësi të kalonte në avantazh, duke pasur epërsi numerike në fushë, nuk ndodhi këshu.

14 minuta pas kartonit të kuq të vendasve, Vesel Limaj do të ndëshkohej te Tirana. Në minutën e 65 ai mori kartonin e parë të verdhë dhe tri minuta më vonë, një tjetër të verdhë.

Tirana e mbetur me 10 lojtarë, po aq sa vendasit, nuk mundi të rezistonte dhe në minutën e 71 pësoi golin që i solli dhe humbejn e sfidës. Autori ishte Mohcine Hassan.

Të martën e 12 korrikut do të luhet ndeshja e kthimit, ku Tirana do të presë Dudelange në kryeqytet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore