Sport

Champions League/ Atletico Madrid-i kualifikimim ‘surprizues’, Milan-i jashtë Kupave të Evropës


Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e fundit për këtë të martë në Champions League. Milan-i pas humbjes në shtëpi ndaj Liverpool-it e shikon veten jashtë Kupave të Evropës.

Kualifikim “surpriz” ka ardhur nga Atletico Madrid-i i Diego Simeone-s. Spanjollët para se të fillonte ndeshja ishin të fundit në grup, ndërsa tashmë e shohin veten në raundin tjetër, pas fitores nga Porto-s.

Në ndeshjet e tjera, Ajax-i, Borussia Dortmund-i dhe Real Madrid-i kanë arritur fitore. Shakhtar Donetsk-u ka barazuar me Sheriff-in.

Grupi B

Liverpool-i triumfoi me rezultatin 2-1 në “San Siro” përballë Milan-it vendas. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Fikayo Tomori-n. Të kuqtë përmbysën gjithçka me golat e Mohamed Salah-un dhe Divock Origi-n.

Atletico fitoi me rezultatin 3-1 në transfertë përballë Porto-s. Antoine Griezmann-i, Angel Correa dhe  Rodrigo de Paul-i shënuan golat e fitores, që i sollën dhe kualifikimin spanjollëve. Sergio Olivera shënoi golin e vetëm të vendasve.

Liverpool-i dhe Atletico Madrid-i kalojnë në raundin e të 16-ve në Champions League. Porto shkon në Uefa Europa League.

Grupi C

Ajax-i fitoi me rezultatin 4-2 ndaj Sporting-ut. Për vendasit shënuan Sebastien Haller-i, Antony, David Neres-i dhe Steven Berghuis-i. Golat për miqtë u realizuan nga Nuno Santos-i dhe Bruno Tabata.

Borussia Dortmund-i ka shpartalluar Besiktas-in me rezultatin 5-0.  Donyell Malen-i hapi serinë e golave për verdhezinjtë. Më pas erdhën dygolashat e Marco Reus-it dhe Erling Haaland-it.

Ajax-i dhe Sporting-u kalojnë në raundin e të 16-ve në Champions League. Dortmund-i shkon në Uefa Europa League.

Grupi D

Real Madrid-i ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Inter-it. Toni Kroos-i dhe Marco Asensio ishin autorët e golave për të bardhet.

Shakhtar-i nuk ka shkuar me shumë se një barazim në shifrat 1-1 me Sheriff-in e Tiraspolit. Fernando shenoi për vendasit. Për miqtë shënoi Boban Nikolov-i.

Real Madrid-i dhe Inter-i kalojnë në raundin e të 16-ve në Champions League. Sheriff-i shkon në Uefa Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore