Pajisje

Çfarë zbuloi Intel rastësisht?


Një udhëtim nëpër “various Intel research sites” nuk shkoi siç ishte planifikuar për Gregory Bryant, EVP dhe GM të “Intel’s Client Computing Group”.

Ekzekutivi ndau dhe më pas fshiu shpejt një fotografi që u publikua. Thunderbolt 5 mund të mbështeste lidhje 80 Gbps, që është dyfishi i gjerësisë së brezit të ofruar nga Thunderbolt 4.

Cicërima, tregon “80G PHY Technology” dhe “USB 80G synohet të mbështesë ekosistemin ekzistues “USB-C”. Linja e parë është rritja e gjerësisë së brezit të përmendur më sipër. Linja e dytë tregon se Intel po synon të mbajë lidhësin USB-C me gjerësi brezi më të lartë.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për Thunderbolt 5 që ofron dyfishin e gjerësisë e paraardhësit të tij. Drejtori i strategjisë I/O të Intel në Divizionin e Lidhshmërisë me Klientin, Ben Hacker, tha për The Tom’s Hardware Show se dyfishi i gjerësisë së brezit ishte i arritshëm.

Ekziston edhe një rresht i tretë i tekstit që thotë, “PHY do të bazohet në teknologjinë e re të PAM-3.” Aty gjërat ndërlikohen, por nëse jeni të interesuar për detajet, Anandtech ka të gjithë informacionin teknike, përfshirë grafikët dhe tabelat.

Por ja çfarë do të thotë për ju:  është dy herë më e shpejtë. Kjo është pjesërisht sepse PAM-3 mund të mbajë një sinjal të dhënash 3-bit, i cili është më i shpejtë se lidhjet tradicionale NRZ që bartin një bit të vetëm.

Kur do ta shohim Thunderbolt 5?

Fatkeqësisht, ne nuk kemi asnjë ide në këtë. Intel po punon në diçka që ata nuk e donin publik, ose cicërima nuk do të ishte fshirë pasi të ishte postuar. Nëse Thunderbolt vërtet mund të mbështesë lidhjet 80 Gbps, atëherë mund të ndryshoj lojën tërsisht për sa i përket gjerësisë së brezit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore