Lajme

Çfarë u tha në takimin e QUINT-it me klerikët e Manastirit në Deçan?


Manastiri i Deçanit.

Perimetri i Manastirit të Deçanit duhet të rritet edhe për 24 hektarë.

Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese Kosovës gjashtë vite më parë. Por, ky vendim i Kushtetueses ende nuk është zbatuar nga Qeveria e Kosovës.

Ambasadorët e akredituar në Prishtinë gati tri orë kanë qëndruar në takim me klerikun serb Sava Janjiç të martën e 24 majit.

Pas takimit, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ishte i prerë në deklaratën e tij rreth çështjes së pronësisë së Manastirit.

“Mendojë që është e qartë, Kosova duhet ta implementoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Në anën tjetër, për historianin Shkodran Imeri, nëse zbatohet vendimi i Kushtetueses, do të prodhojë paqartësi juridike në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore