Stil

Çfarë tregojnë logot e bluzeve?


Tanimë mund të themi me plot gojën se vera më në fund erdhi. Është sezoni ku ne veshim më pak rroba, përzgjedhim modele të guximshme, ngjyra të gjalla që inkurajojnë një qasje eksperimentale për t’u veshur.

Njihuni me udhëzuesen e stilit tonë veror për të gjithë meshkujt konfuz.

Në varësi të vendit ku jeni, një pushim veror i shumëpritur në një parajsë me rërë mund të mbetet një ëndërr për kohën.

Ndërsa restorantet, baret, galeritë dhe dyqanet hapen përsëri në qytete në të gjithë botën, ne tashmë po planifikojmë ti shfrytëzojmë në maksimum daljet tona.

Dhe për ne, kjo do të thotë të planifikojmë me kujdes veshjet tona për çdo event. Njihuni me pesë skenarë elegant për të pritur këtë verë dhe disa tregues se si të visheni në përputhje me rrethanat.

E keni menduar ndonjëherë çfarë do të thotë një logo e madhe në bluzën, kapuçin ose xhupin tuaj, përveç emrit të markës?

Një hulumtim i ri psikologjik sugjeron që njerëzit e tjerë mund të bëjnë gjykime në stilin tuaj në varësi të markës dhe logos që ka bluza juaj.

Por në fakt çfarë zbulon kjo? Ju e dini se çfarë do të thonë logot e mëdha në veshje?

Marrëdhënie të shkurtra seksuale

Perceptimi se, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, burrat që veshin bluza me logo të mëdha kanë më pak të ngjarë të jenë të qendrushëm në marrëdhënie.

Ne nuk e dimë por ajo që dimë është se një grup studentësh në Universitetin e Miçiganit kur u treguan dy këmisha të një marke, një me një logo më të madhe dhe një me një më të vogël, pjesëmarrësit vlerësuan burrat që kishin veshur një bluze me një logo më të madhe si ata që përpiqen më shumë për të zënë partnere.

Ndoshta për marrëdhënië të shkurtra seksuale, më pak tërheqëse për gratë krahasuar me burrat që mbajnë këmisha me një logo më të vogël.

Një shfaqje e dukshme e pasurisë mund të çojë gjithashtu në atë që ju të shikoheni si vetëm  për një marrëdhënie të shkurtër, sesa një marrëdhënie e përkushtuar.

Dr.Daniel Kruger, autor i studimit për “The Guardian” tha se:”Markat luksoze kanë qenë prej kohësh të lidhura me statusin, megjithëse burrat mund të shfaqin marka luksoze për qëllime të ndryshme. Shfaqjet delikate mund të jenë të lidhura me statusin dhe klasën tradicionale shoqërore.”

Marrë dhe përshtatur nga “ The Guardian” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore