Sport

Çfarë thotë e ardhmja për Barcelonën?


Kjo verë, ky fillim sezoni, kanë qenë krejtësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim te Barcelona zakonisht.

Katalunasit kanë humbur “jetën” e tyre pas largimit të Messi-t, e pas tij, edhe disa futbollistë tjerë të rëndësishëm.

Për herë të parë në më shumë se tre dekada, blaugranët nuk kanë një lider në skuadër, por varen te bashkimi i fuqive.

Deri tani, në disa ndeshje, ata kanë treguar shumë pak, e në disa tjera shumë potencial.

Çfarë ka rënë në sy, është pjesëmarrja e shumtë e yjeve të akademisë, me shumicën që ishin të palindur kur Messi-ja për herë të parë shkeli në Barcelonë.

Përballë Levante-s, këta ishin emrat e rinjë të Barcelonës të cilët kishin minuta.

Oscar Mingueza, Ronald Araujo, Riqui Puig, të tre 22 vjeç, Eric Garcia 20 vjeç, Nico Gonzales 19 vjeç, Ansu Fati dhe Yusuf Demir 18 vjeç dhe Gavi 17 vjeç.

Gavi, 17-vjeçari i cili po impresionon me skuadrën e parë të Barcelonës

Mbi të gjitha këto, duke mos harruar 18-vjeçarin Pedri, i cili aktualisht është jasht për shkak të lëndimit.

Gavi, Ansu Fati, Pedri cilësohen si më të mirët nga këta emra, por e ardhmja e Barcelonës, të paktën nga këta që vijnë nga akademia, duket e ndritur.

Në një kohë kur klubi po vuan masivisht nga problemet financiare, gjithë çfarë ka mbetur është besimi dhe shpresa te puna e akademisë.

Deri tani, ajo punë duket shumë pozitive, me të ardhmen e Barcelonës që ngadalë po kalon në duart e gjeneratës së re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore