Film

Çfarë të shihni këtë fundjavë në Cineplexx?


 

Fundjava është e këndshme kur kalohet duke parë filma, akoma më shumë kur je në shoqërinë e miqve. Cinneplex-i, këtë fundjavë i ofron të gjitha oraret me filma të ndryshëm sipas zhanrit që ju pëlqen. Nëse nuk e keni ndarë akoma mendjen se çfarë të shihni, hidhini një sy:

AFTER WE COLLIDED

Tessa e gjen veten duke luftuar për marrëdhënien e saj të komplikuar me Hardin; ajo përballet me një dilemë që mund të ndryshojë jetën e tyre përgjithmonë.

COME AWAY

Kur vëllai i tyre i madh vdes, Peter dhe Alice përpiqen të shpëtojnë prindërit e tyre nga dëshpërimi, derisa ata detyrohen të zgjedhin midis shtëpisë dhe imagjinatës. Duke përgatitur kështu kushtet për udhëtimet e tyre ikonike në Wonderland dhe Neverland.

COME PLAY

Prindërit luftojnë për të shpëtuar djalin e tyre nga një krijesë misterioze që përdor pajisjet elektronike për të hyrë në botën tonë.

 

FANTASTIC RETURN TO OZ

Qyteti Emerald gjendet përsëri nën kërcënim e Urfin Jus, i cili kthehet për t’u hakmarrë, një vit pasi u mund nga Dorothy.

SOUL

Një muzikant që ka humbur pasionin e tij për muzikën transportohet jashtë trupit të tij dhe duhet të gjejë rrugën e kthimit me ndihmën e një shpirti të një foshnje që mëson për veten e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore