Shëndet

Çfarë synon lëvizja ‘pozitiviteti i trupit’?


Rreth 91% e grave amerikane nuk janë të kënaqura me formën e trupave të tyre dhe vetëm 5% posedojnë të ashtuquajturën formë perfekte të trupit të promovuar nga media.

Ndërkohë, pozitiviteti i trupit, lëvizja që synon të promovojë një imazh pozitiv të trupit, shpesh kritikohet ashpër në promovimin e çështjeve shëndetësore si mbipesha.

Ja se çfarë është pozitiviteti i trupit në të vërtetë:

Pozitiviteti i trupit, sipas përkufizimit, ka të bëjë me pranimin.

Termi “pozitivitet i trupit” në vetvete përcaktohet si “ideja që njerëzit duhet të ndjehen të lumtur dhe krenarë për trupin e tyre, pavarësisht nga forma ose madhësia e tij”. Kjo lëvizje u formua në fillim të viteve 2010. Ishte një përgjigje ndaj standardeve të bukurisë që janë formuar nga shoqëria gjatë gjithë historisë dhe janë zbatuar tek njerëzit, posaçërisht tek gratë.

Keqkuptimet ndodhin për shkak të keqinterpretimit.

Pyetja e arsyeshme është, nëse pozitiviteti i trupit ka të bëjë vetëm me pranimin e trupit, pse atëherë shumë njerëz mendojnë se promovon mbipeshën? Epo, ka një arsye.

Pozitiviteti i trupit, si lëvizje, është e re. Prandaj, ai nuk ka një interpretim të vetëm. Njerëz të ndryshëm mund ta interpretojnë atë ndryshe. Pozitiviteti i trupit mund të përfshijë kuptime të tilla si “vlerësimi i trupit tuaj pavarësisht të metave”, “ndjenja e sigurt për trupin tuaj” dhe “pranimi i formës dhe madhësisë së trupit tuaj”.

Dhe edhe pse të gjitha këto përkufizime kanë ‘rrënjë’ të ngjashme, ka ende hapësirë për keqinterpretim.

Pozitiviteti i trupit nuk promovon mbipeshën, por një imazh negativ i trupit bën.

Stacy Berman, një Ph.D. në mjekësinë natyrore, sugjeron që nëse nuk vlerësojmë forma të ndryshme të trupit, ne do të krijojmë një lëvizje të kundërt me pozitivitetin e trupit, “negativiteti i trupit”, pra ne do të vendosim dhe promovojmë një imazh negativ të trupit.

Imazhi negativ i trupit është i lidhur me çështje të shumta fizike dhe mendore me gratë, vajzat dhe adoleshentët, duke përfshirë mbipeshën, anoreksinë, buliminë, depresionin, stresin dhe ankthin,

Pozitiviteti i trupit nuk ka të bëjë vetëm me peshën.

Pozitiviteti i trupit nuk promovon mbipeshën, sepse, së bashku me pozitivitetin e peshës, normalizon shumë tipare të tjera të trupit të dikujt. Lëvizja kërkon të de-stigmatizojë tipare të ndryshme të trupit që shoqëria i percepton si të pafavorshme edhe pse, në të vërtetë, ato janë normale, të tilla si puçrrat në fytyrë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore